KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ndërron jetë fituesja e parë e Festivalit Europian të Këngës “Eurovizion”
Ndërron jetë fituesja e parë e Festivalit Europian të Këngës "Eurovizion"

Ndërron jetë fituesja e parë e Festivalit Europian të Këngës “Eurovizion”

Ka ndërruar jetë në moshën 94 vjecare, Lis Asia, fituesja e Parë e Festivalit Europian të Këngës Eurovizion . Ajo pati fituar çmimin e madh për Zvicrën në vitin 1956 me këngën “Refren” dhe performoi edhe në dy edicione të tjera pasardhëse të competecionit europian. Sipas organizatorëve të Eurovisionit, Liz Assia ndërroi jetë të shtunën në një spital në Zyrih. Organizatorët e Eurovisionit e përshkruan atë si zonjën e parë të festivalit dhe thanë se do të zhvillonin homazhe për të në ditët e ardhshme.

Asia triumfoi në edicionin e Parë të Eurovisionit që u zhvilua në Lugano të Zvicrës në vitin 1956. Ajo u rendit e teta në edicionin e vitit 1957, por një vit më pas u rendit e dyta me Këngën Xhorxho. Në vitin 2005, Asia performoi gjatë festivemeve të 50 vjetorit të Eurovisionit. Ndërkohë që në moshën 87 vjecare ajo vendosi t’i kthehej konkursit muzikor dhe u përpoq, megjithëse në mënyrë të pasukseshshme të përfaqësonte Zvicrën në vitin 2012 dhe 2013.

Sicred