KRYEFAQJA » LAJME » Ndryshimi i orës

Ndryshimi i orës

Mëngjesin e të diele akrepat e orës do të kthehen 60 minuta prapa. Ndryshimi do të fillojë në orën 3, e cila do të shënojë ora 2. Ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit, në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit me qëllim shfrytëzimin sa më mirë të energjisë diellore.  Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Norma europiane vendos në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës dhe përfundimin e saj. Por së shpejti pritet që ndërrimi i orës në Europë të jetë cështje e së shkuarës, pasi Komisioni Europian ka bërë të ditur se pas tetorit të 2019-ës në kontinent do të ndalojë ndërrimin e orës. Megjithatë shtetet anëtare kanë kohë deri në prill të 2019-ës për të vendosur nëse do të qëndrojnë pëgjithmonë me orën e verës apo atë të dimrit.

Sicred