KRYEFAQJA » LAJME » Ndërpritet seanca e Kuvendit të Kosovës, gaz lotsjellës nga deputetët e VV

Ndërpritet seanca e Kuvendit të Kosovës, gaz lotsjellës nga deputetët e VV

Seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritej të votohej projektligji për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e zi, është ndërprerë për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët e Vetëvendosjes. Kuvendi u mblodh sot rreth mesdites për të votuar projekligjin në fjalë. Ditën e djeshme, deputetët debatuan për nëntë orë për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Pas përfundimit të debatit parlamentar, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, mbylli seancën dhe caktoi vazhdimin e saj për sot, ku do të votohet për këtë Projektligj, pasi në sallë ishin të pranishëm vetëm 69 deputetë, ndërkohë që për votimin e këtij dokumenti nevojiten 2/3 e votave të 120 deputetëve të Kuvendit.

Sicred