KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rrëzimi i avionit në Iran, ndërpriten kërkimet për shkak të erës dhe borës

Rrëzimi i avionit në Iran, ndërpriten kërkimet për shkak të erës dhe borës

Të afërmit e 66 personave të cilët ndodheshin në bordin e një avioni i cili u rrëzua në iran, vijojnë të presin dëshpërimisht për lajme në lidhje me fatin e të dashurve të tyre. Erërat e forta , dëbora dhe errësira bora detyroi skuadrat e kërkim-shpëtimit të ndërprisnin kërkimet për mbetjet e avionit, i cili u rrëzua të dielën në malet Zagros. Të gjithë ata që ishin në bord mendohen të kenë humbur jetën. Avioni ATR 72-500 po fluturonte nga Teherani për në qytetin juperëndimor Jasuj. Vendi ku avioni është rrëzuar është rreth 22 kilometra larg Jasuj. Sipas organizatës irane të aviacionit civil, avioni kishte 25 vjet që ishte prodhuar.

Sicred