KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ndërprerje energjie në aeroportin e Atalantes, anullohen mijëra fluturime

Ndërprerje energjie në aeroportin e Atalantes, anullohen mijëra fluturime

Një ndërprerje e energjisë elektrike në aeroportin ndërkombëtar Hartsfild Xhekson në Atalanta, shkaktoi mbylljen e pjesshme të këtij objekti, çka ka prekur mijëra persona. Aeroporti i Atalantës është një nga më të populluarit në botë, pasi përdoret nga më shumë se 250 mijë pasagjerë dhe rreth 2500 fluturime në ditë. Rreth 30 mijë pasagjerë ngelën dje në errësirë për gjashtë orë. Energjia elektrike u rikthye mbrëmjen e së dielës, por situata shkaktoi anullimin e më shumë se 1 mijë fluturimeve gjatë ditës së djeshme dhe qindra të tjerave gjatë ditës së sotme. Në një deklaratë për mediat, aeroporti konfirmoi se kishte patur ndërprerje energjie pak pas orës 13, me orën lokale dhe se fluturimet priteshin të rifillonin në orën gjashtë të mëngjesit të sotëm, po me orën lokale. Xhorxhia Pauer, kompania që furnizon aeroportin me energji, tha se besonte që një zjarr i rënë në një objekt elektrik nëntokësor. Kryebashkiaku i Atalantës konfirmoi se shkaku i zjarrit po hetohej dhe u kërkoi falje mijëra pasagjerëve të prekur nga kjo ngjarje.

Sicred