KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Nderohet Sami Repishti, lobisti për Shqipërinë

Nderohet Sami Repishti, lobisti për Shqipërinë

Mbrëmja e 28 nëntorit, mblodhi në Teatrin “ Migjeni” qytetarë të shumtë. Orkestra frymore dhe artistët e qytetit evokuan përmes një repertori special ngjarjet historike që sollen shpalljen e pavarësisë dhe çlirimin e vendit. Por momenti më i veçantë ishte dhe dorëzimi i titullit qytetar nderi, një prej personaliteteve të Shkodres, Sami Repishtit. Sot, 92 vjeç, intelektuali dhe atdhetari Sami Repishti i cili që prej vitit 1962 jeton në SHBA, e pret nderimin e qytetit me përulësi. Fjala e tij u përcoll në auditor nga e mbesa, Ardita Repishti. Sami Repishti është intelektuali i arsimuar jashtë Shqipërisë, për t’u persekutuar nga vendi i tij se nderoi klerin. Ai është shkrimtar, humanist dhe historian me mbi 100 studime e artikujve me tema shqiptare dhe të Drejtat e Njeriut si dhe një ndër lobistët më të mëdhenj të çështjes shqiptare në perëndim.