KRYEFAQJA » LAJME » Nderohet murgesha, sfidoi regjimin komunist
Nderohet murgesha, sfidoi regjimin komunist

Nderohet murgesha, sfidoi regjimin komunist

Motër Maria Kaleta, kjo murgëshë imcake, që guxoi të praktikojë ritet fetare gjatë regjimit komunist, është nga të paktat dëshmi të gjalla të persekutimit ateist. Rrëfimi i kalvarit të vuajtjeve të saj përloti dhe Atin e Shenjtë, Papa Françeskun, gjatë vizitës historike në Tiranë në shtator të 2014-ës.
Por sakrifica e motër Marias sot merr mirenjohjen më të thellë të Papës. Ati i shenjtë i akordoi dekoratën e “Kryqit të lartë për kishën e Papën”, themeluar kryesisht për të nderuar ata që kanë treguar përkushtimin, zellin, shërbimin dhe angazhimin e tyre ndaj kishës. Ceremonia e dorëzimit nga sekretari i Nuncit Apostolik në Shqipëri monsinjor Romanus Mbena u bë në një ceremoni të veçantë në bashkësinë katolike e famullisë Shën Nikolli Pistull. “Ati i shenjtë Françesku, i dhuron motër Maria Kaletës, motrës së vogël të stigmave të shenjta, dekoratën e “Kryqit të Lartë për Kishën e Papën”, të themeluar kryesisht për ata që janë dënuar për përkushtimin, zellin, shërbimin dhe angazhimin e tyre ndaj kishës e zotit, duke i dhënë njëkohësisht të drejtën për ta mbajtur në publik këtë Dekoratë” tha ai.
Edhe pse moter Marie Kaleta i është përkushtuar Zotit, që në moshën 10 vjeç, e sot gëzon plot 88 vjet, por si tërë jetën, edhe këtë titull e mirëpret me përulësi. “Nuk e kam merituar këtë dekoratë” thotë ajo.
Medalja e “Kryqit të lartë për Kishën e për Papën” u dha për herë të parë nga Papa Leoni XIII më 17 korrik 1888, ndersa sot u akordohet laikëve ose të shuguruarve, që dallohen për shërbimin e tyre ndaj Kishës dhe Papës së Romës.

Sicred