KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Nderohen tre emra të shquar të Akademisë Shqiptare

Nderohen tre emra të shquar të Akademisë Shqiptare

Tre figura të shquara të botes akademike shqiptare, por jo vetëm, janë nderuar me tituj nga Universiteti Komplutense i Madridit dhe Shkolla Ndërkombëtare e Shkencave Sociale në Florida në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kristaq Traja, Gjergj Sinani dhe Aleksandër Muskaj, kanë marrë titujt “Profesor nderi” dhe “Akademik i nderuar” për kontributet e tyre të veçanta.
Për Otto Von Feigenblatt, këta profesorë janë nderuar për punën e gjatë të tyre në ndërtimin e shtetit ligjor në Shqipëri. “Bazuar në punën e tyre, karrierën e gjatë dhe si liderë në komunitetet e tyre, ata e kanë merituar plotësisht këtë mirënjohje, edhe për faktin se me kontributet e tyre ata kanë ndihmuar në realizimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri që është edhe faktori kyç për të ardhmen e vendit” tha ai.
Ndërsa për juristin e njohur Kristaq Traja, këto tituj janë një nderim i madh të cilin ia dedikon arsimimit në vend. “Unë kam lindur në Shqipër, kam punuar për Shqipërinë do vazhdoj të punoj me të gjitha fuqitë e mija. Por të marrësh një titull siç e jep Universiteti Komplutense, që është krijuar më 20 maj 1293, nga më prestigjozët në botë, besoj se çdo njeri do të kishte emocion shumë të madh” tha zoti Traja. “Këtë titull ja dedikoj arsimimit tim, edukimit tim në këtë vend, në Shqipëri, ku vazhdoj dhe do të jap kontributin tim” tha ai.

Sicred