KRYEFAQJA » LAJME » Ndërkombëtarët: Në Shqipërinë e vitit 2017 nuk ka vend për dhunë
Më 2020 Shqipëria merr presidencën e OSBE-së

Ndërkombëtarët: Në Shqipërinë e vitit 2017 nuk ka vend për dhunë

Një ditë para protestëss së paralajmëruar të opozitës së djathtë, faktori ndërkombëtar është shprehur i shqetësuar për situatën në Shqipëri. Raportuesi i PE-së për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, duke mbështetur mesazhin e Johannes Hahn të një ditë më parë për shqiptarët, ndan faktin që pas bisedimeve në SHBA, “jemi të trishtuar për situatën. E qartë se mbi kë rëndon përgjegjësia”, konkludon konciz mesazhi i eurodeputetit gjerman. Johannes Hahn dënoi thirrjet për pengim të procesit zgjedhor, më 18 qershor. “ Sot jemi në një situatë ku është vënë në lëvizje procesi zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme, më 18 qershor. Zgjedhjet do të zhvillohen pa pjesëmarrjen e partive kryesore të opozitës. Dënojmë fuqimisht çdo thirrje për “aksione” që do të minojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar dhe të drejta të tjera themelore, këto aksione nuk janë në përputhje me standardet e Bashkimit Europian”, cilëson komisioneri Hahn.
OSBE në Tiranë kujton se drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore është një prej themeleve të demokracisë. Nga ana tjeter, apeli vjen po ashtu i drejtpërdrejtë që në Shqipërinë e vitit 2017 nuk ka vend për dhunë.

Sicred