KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “NDERI I KOMBIT”, AKTORJA TINKA KURTI, FESTON 85 VJETORIN

“NDERI I KOMBIT”, AKTORJA TINKA KURTI, FESTON 85 VJETORIN

 

Shtëpia e dytë e të madhes Tinka Kurti, teatri “ Migjeni “ në Shkodër, këtë here hapi dyert për ta nderuar bijën që në sofrën e tij interpretoi mbi 120 role. Duartrokitjet e publikut, Tinkës sot i erdhën të ngrohta e plot mirënjohje nga kolegët, nga më të vjetrit, e deri tek ata që e kanë ëndërr të luajne krah saj. “E dashur Tinke! Jetë të gjatë” e uron Margarita Xhepa. “Një divë e vertetë e pazevendesueshmja Tinka Kurti” e cilëson Roza Anagnosti.
Në kinematografi Tinka Kurti debutoi që në filmin e parë artistik shqiptar me metrazh të gjatë “Tana”. Por veçanërisht e sukseshme ishte me rolet e nënave. Si simbol i perjetësisë, në nderim të artistes se madhe, në hyrje te Teatrit “Migjeni” u mboll një pemë ulliri si dhe iu dha emri, njerës prej sallave të tij.

Sicred