KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Peleshi: Voskpoja – model i zhvillimit të zonave rurale

Peleshi: Voskpoja – model i zhvillimit të zonave rurale

Edhe në fshatin turistik të Voskopojës do të ketë ndërhyrje të plotë urbane. Gjatë një inspektimi për të parë nga afër ecurinë e investimit prej 4 mln euro, Zv\kryeministri Niko Peleshi ka zhvilluar një takim me banorët e këtij fshati, ku ka theksuar se ndërhyrja në Voskopojë do të jetë e plotë me synimin për ta kthyer këtë destinacion në një model të zhvillimit të zonave rurale dhe atyre turistike në veçanti. “ Nga Voskopoja nuk do të largohemi pa rregulluar çdo detaj, sikur të bëhej fjalë për një zonë turistike të një shteti europian.”- tha Peleshi. Ndër të tjera Peleshi tha se plani i miratuar vendor i Bashkisë Korçë ka një impakt edhe ne zonat rurale pasi ndihmon biznesin të investojë duke krijuar mundësi të reja zhvillimi dhe më shumë të ardhura për banorët. “Sa më ikontrolluar të jetë turizmi e zhvillimi aq më shumë turistë do të tërheqë Voskopoja.” Investimi në Voskopojë parashikon rikonstruksionin e qendrës, rrjetit të rrugëve si dhe restaurimin e 4 Kishave Monument Kulture të këtij fshati.

Sicred