KRYEFAQJA » LAJME » Ndërhyrje emergjente në pastrimin e lumenjve nga qeset plastike

Ndërhyrje emergjente në pastrimin e lumenjve nga qeset plastike

Ministria e Mjedisit do nisi në të 12 qarqet e vendit një aksion masiv për pastrimin e shtretërve të lumenjve.Një ndër ndotësit më të mëdhenj në Shqipëri konsiderohen qeset plastike, ndaj dhe brenda muajit prill qeveria pritet të marr një vendim të posaçëm për trajtimin e tyre. “Është e pafalshme që në çdo cep të Shiqpërisë të shkikosh qese plastike” tha ministri Blendi Klosi. “Ato janë të padegradueshme, duan 120 vjet të degradohen dhe ndaj janë si monument i papastërisë shqiptare në cdo breg lumi” shtoi ministri.
Specialistët mendojnë se mënyra më e mirë për të patur një sistem të saktë për trajtimin e mbetjeve është realizimi për një hartë reale për depozitimin e mbetjeve urbane.
“Ndaj ne kemi një aksion të përbashkët me prefektët në 12 qarqet , të cilët i falenderoj dhe sidomos prefektin e Elbasanit që ka bërë një plan konkret, se si ne do të bëjmë një aksion nga data 16 deri në 22 prill me rastin e Ditës së Tokës. Do të përpiqemi që të pastrojmë të gjithë shtretërit e lumenjve dhe do të përpiqemi që të kemi një pastrim të përgjithshëm të të gjithë zonës bregdetare” tha zoti Klosi.
Në vitin 2016 instat ka raportuar se 68.7 % e popullsisë ka qenë e mbuluar me shërbimin për grumbullimin e mbetjeve nga 60 % që ka qenë në vitin 2015.

Sicred