KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ndërhyrja ruse në zgjedhjet amerikane, ish-strategu i fushates Trump merret në pyetje

Ndërhyrja ruse në zgjedhjet amerikane, ish-strategu i fushates Trump merret në pyetje

Ish-kryestrategu i Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon është marrë në pyetje 20 orë këtë javë nga personat që po hetojnë ndërhyrjen e supozuar ruse në presidencialet e vitit 2016. Bannon është takuar edhe me njeriun që drejton hetimin, Prokurorin e Posaçëm Robert Muller, i cili kërkon që të zbulojë nëse stafi i fushatës së Trumpit ka pasur ndonjë marrëveshje të fshehtë me Moskën, gjë të cilën e mohon si Rusia, ashtu edhe vetë presidenti republikan. Bannon ishte kryetar i fushatës presidenciale të Trumpit përpara se të shpërblehej me postin e lartë në Shtëpinë e Bardhë, nga i cili vendosi të largohej në muajin gusht për shkak të tensioneve me këshilltarët e tjerë. Hetuesit janë të bindur se ai ka informacione kyçe mbi administratën e Trumpit, përfshirë edhe detaje mbi arsyet e shkarkimit të ish-drejtorit të FBI-së, Xhejms Komej. Ky i fundit e ka bërë të qartë se nuk ka asnjë dyshim që largimi i tij nga detyra ishte pasojë e dëshirës së Trumpit për të ndryshuar hetimin e kësaj çështjeje, akuza këto të cilat Shtëpia e Bardhë i hedh poshtë me forcë. Nuk dihet ende se për çfarë është pyetur Bannoni saktësisht, por burime pranë tij thonë se i është përgjigjur hetuesve pa hezitim.

Sicred