KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ndërhyrja ruse në zgjedhjet amerikane, Banon refuzon të përgjigjet
Ndërhyrja ruse në zgjedhjet amerikane, Banon refuzon të përgjigjet

Ndërhyrja ruse në zgjedhjet amerikane, Banon refuzon të përgjigjet

Ish-këshilltari i afërt i Donald Trump, Steve Bannon, refuzoi t’i përgjigjej pyetjeve të shumta të parlamentarëve në lidhje me një ndërhyrje të mundshme ruse në fushatën zgjedhore të vitit 2016, në momentin kur u ftua të paraqitej para prokurorit special që drejtonte hetimin. Bannon u pyet prej më shumë se shtatë orësh, me dyer të mbyllura, nga Komisioni i Hetimit të Dhomës së Përfaqësuesve, që ka nisur hetimin për të vendosur nëse fushata ruse e dezinformimit dhe piraterisë në dëm të kandidates demokrate, Hillary Clinton kishte marrë mbështetje brenda ekipit të Trump. Cilësuar për shumë kohë si një këshilltar me influencë i fushatës dhe më pas i fillimit të presidencës Trump para se të rrëzohej, Bannon refuzoi t’i përgjigjej pyetjeve të shumta duke përmendur avantazhet presidenciale përsa i përket periudhës së tranzicionit mes zgjedhjeve dhe njohjes zyrtare, më pas si kryestrateg i Shtëpisë së Bardhë nga janari në gusht. Ky avantazh i mundëson presidentit dhe disa zyrtarëve ekzekutiv për të mos zbuluar disa informacione në Kongres apo në drejtësi.

Sicred