KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ndërhyrja e BSH forcon monedhën evropiane

Ndërhyrja e BSH forcon monedhën evropiane

Vendimi i Bankes se Shqiperise per te blere valute ne treg dha efekt te menjehershem ne kursin e kembimit valutor. Referuar kursit zyrtar te bankes qendrore kete te enjte nje euro u kembye me 125.25 leke, nga 124.42 leke qe kembehej nje dite me pare. E thene ndryshe ne harkun kohor te nje dite euro u forcua me 0.83 leke duke shenuar nivelin me te larte te kesaj monedhe qe nga data 1 Qershor. Por krahas euros edhe monedhat e tjera jane forcuar thuajse te gjitha. Nje dite me pare keshilli mbikqyres i Bankes se Shqiperise vendosi ndermarrjen e operacioneve te blerjeve te valutes ne tregun e brendshem me synim eliminimin e teprices se perkohshme te euros ne treg dhe frenimin e forcimit te metejshem te kursit te kembimit, forcim i cili sipas eksperteve te bankes do te demtonte stabilitetin e çmimeve. Banka e Shqiperise ble ne menyre periodike valute nga tregu per rritjen e rezerves valutore. Por ky u cilesua si nje rast i vecante pasi eshte hera e para qe banka nderhyn per te blere valute mbi nivelet e parashikuara qe te frenoje renien e euros.

Sicred