KRYEFAQJA » LAJME » “Nder i Kombit”, për mbrojtësit e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri
“Nder i Kombit”, për mbrojtësit e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri

“Nder i Kombit”, për mbrojtësit e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri

Në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, presidenti shqiptar Bujar Nishani dekoroi gjatë një ceremonie të veçantë me  dekoratën “Nder i Kombit”, 35 familjet dhe individët shqiptarë të cilët strehuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.Motivacioni ishte në vlerësim të aktit heroik e të pashembullt njerëzor për shpëtimin e hebrenjve nga përndjekja naziste në Shqipëri, për rolin dhe kontributin e paçmuar në lartësimin e vlerave të rralla e tradicionale shqiptare të mikpritjes, bujarisë dhe besës si dhe për konsolidimin e harmonisë dhe bashkëjetesës shumëshekullore fetare të kombit shqptar. “Është në nderin dhe privilegjin tim, si kryetar i shtetit shqiptar, t’i vlerësoj e t’i shpall të gjithë ata që duke mbrojtur qoftë edhe një jetë të vetme, shpëtuan mbarë njerëzimin: “Nder i Kombit” shqiptar!”, deklaroi Nishani.

Sicred