KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ndarjet e familjeve: Shtetet amerikane padisin Trump

Ndarjet e familjeve: Shtetet amerikane padisin Trump

17 shtete amerikane e kanë hedhur në gjyq administratën Trump mbi politiken e ndarjes së familjeve emigrante, të konsideruar prej tyre si mizore dhe të paligjshme. Aktpaditë i kanë depozituar Prokurorët e Përgjithshëm demokratë të këtyre shteteve që përfshijnë Uashingtonin, Nju Jorkun dhe Kaliforninë. Veprimi ligjor i tyre kundërshton linjën e ashpër të refuzimit të hyrjes në azilkërkuesit në kufirin SHBA-Meksikë. Ndërkohë, një gjykatëse në Kaliforni ka vendosur që të gjitha familjet e emigrantëve pa dokumente, të ndara në kufirin amerikan duhet të ribashkohen brenda 30 ditëve. Gjyqtari i San Diego Dana Sabraw deklaroi gjithashtu se fëmijët nën moshën pesë vjeçare duhet të kthehen me prindërit e tyre brenda 14 ditësh, ndërsa i dha të drejtë unionit Amerikan të Lirive Civile mbi një padi të ngritur për ndarje familjes. Dokumentet e paraqitura Gjykatës përmbanin dëshmi të shumta të prindërve që nuk kanë mundur të gjejnë apo të komunikojnë me fëmijët e tyre pas ndarjes në kufi. Trump është gjendur nën një rrebesh kritikash për politikën e tij të tolerancës zero në kufi, por vetë Shefi i Shtëpisë së Bardhë fajëson demokratet për këtë situatë duke thënë se ata “duan të mbrojnë emigrantët e paligjshëm shumë më tepër se qytetarët e vendit tonë”. Javën e kaluar, një projekt-ligj republikan për të kufizuar dhe reformuar sistemin e emigracionit në Shtetet e Bashkuara dështoi në Dhomën e Përfaqësuesve. Një plan alternativ republikan mund të hidhet në votim këtë javë, por edhe ai nuk ka gjasa të miratohet.

Sicred