KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ndalohet vrasësi me ambulancë

Ndalohet vrasësi me ambulancë

Policia siciliane ka arrestuar një punonjës ambulance i cili dyshohet se ka vrarë njerëz për të fituar para nga një agjenci funeralesh të lidhur me mafian. I dyshuari besohet se u ka injektuar ajër në vena të paktën tre të sëmurëve terminalë në qytezën Biankavila të Sicilisë, të cilët po ktheheshin me ambulanca në shtëpitë e tyre. Besohet se ai është paguar 300 eruo për çdo kufomë. Mediat italianë e kanë quajtur ngjarjen si skandali i ambulancave të vdekjes. Policia e arrestoi të akuzuarin pasi një bashkëpunëtor i drejtësisë nga radhët e mafias u dha detajet përkatëse autoriteteve. Pasi i vriste viktimat, 42 vjeçari, u rekomandonte familjeve të tyre që të përdornin një agjenci funeralesh, e cila besohet se është e lidhur me mafian siçiliane. Kjo skemë dyshohet se është përdorur që nga viti 2012 dhe mund të ketë patur edhe shumë viktima të tjera.

Sicred