KRYEFAQJA » LAJME » Ndalohet një i shumëkërkuar
Ndalohet një i shumëkërkuar

Ndalohet një i shumëkërkuar

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një të shumëkërkuar, të dyshuar si organizator i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e trafikut të drogës. 41 vjeçari nga Burreli Marko Bushi akuzohet se një vit më parë ka këcënuar prokurorin dhe forcat e policisë të cilët kishin shkuar për të asgjësuar dy parcela me mbi 10 rrënjë kanabis. U desht ndërhyrja e FNSH-së që operacioni të vijonte dhe të finalizohej me asgjësimin e bimëve narkotike.
Policia thotë se Marko Bushi ishte në rolin e organizatorit të grupit kriminal. Ndërkohë në operacionin e 5 tetorit 2016 bashkëshortja e të dyshuarit kryesor për kultivimin e parcelave me kanabis në fshatin Myz të Matit është arrestuar ndërsa policia gjatë kontrollit të banesës gjeti 2 kg drogë në formë boçeje, në proçes tharje.

(Visited 33 times, 1 visits today)
Sicred