KRYEFAQJA » LAJME » Ndalohet Habilaj në Itali, Basha përplaset me Tahirin
Ndalohet Habilaj në Itali, Basha përplaset me Tahirin

Ndalohet Habilaj në Itali, Basha përplaset me Tahirin

Një tjetër raund i fortë përplasjesh u regjistrua të hënën mes kreut të opozitës Lulzim Basha dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Shkak janë bërë lajmet e ardhura nga Italia se policia e atjeshme kishte arrestuar shtetasin shqiptar Moisi Habilaj i cilësuar si kreu i një bande italo-shqiptare që merrej me trafikun e drogës. Më parë Habilaj ishte denoncuar nga PD për lidhjet me ish-ministrin Tahiri. “Edi Rama arrestoi Dritan Zaganin, oficerin e policisë që e denoncoi këtë lidhje dhe sulmoi opozitën pareshtur. Po sot çfarë do të thotë? Vetëm ngarkesa e kapur prej policisë italiane vlen 20 milionë euro. Po në 4 vite, sa para qarkulloi narkomafia me mbeshtetjen e Tahirit dhe mbrojtjen e Rames? Kjo është mafia dhe këto janë lidhjet e saj me Edi Ramen!” shkruan kreu i PD Lulzim Basha në deklaratën  e tij.
Por mjaft i ashpër ka qenë reagimi i ish-ministrit Saimir Tahiri. “Vodhe e vrave e ia ke hedhur deri me sot, për të shërbyer si kujtesa me e freskët e drejtësisë që nuk kemi e që nuk u bë dot kurre. Sa për këta që i quan kushërinjtë e mi, DREJTESI DERI NE FUND E DENIM MAKSIMAL. Për këdo, pa dallim e pa përjashtim” shkruan zoti Tahiri.
Por e marta ka sjellë zhvillime të reja. Kreu i PD Basha ka dalë në konferencë shtypi dhe ka kërkuar kryeministrit Rama arrestimin e ish ministrit Tahiri. “Sot, është dita që Saimir Tahiri të arrestohet dhe procesi gjyqësor ndaj tij të nisë pa vonesë” tha zoti Basha në konferencë për shtyp.

Sicred