KRYEFAQJA » LAJME » Ndalohet gjyqtari i apelit, dyshohet për korrupsion
Ndalohet gjytari i apelit, dyshohet për korrupsion

Ndalohet gjyqtari i apelit, dyshohet për korrupsion

Policia e kryeqytetit ka ndaluar këtë të premte gjyqtarin e apelit Shkëlqim Miri, të cilit gjatë kontrollit të banesës iu gjetën 30 milionë lekë të rinj të pa justifikuara. Mbi ish-anëtarin e KLD-së ka nisur një hetim për korrupsion pasi është përfshirë në ndryshimin e një akuze nga vrasje në plagosje të rëndë me dashje. Dyshohet se ky gjykatës ka marrë 20 mijë euro për të ndryshuar kualifikim e vrasje të ndodhur në qytetin e Burrelit, në vitin 1998. I akuzuari Doda, është ekstraduar kohë më parë nga Los Anxhelos, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë ditës së sotme pritet të ketë veprime të mëtejshme për Mirin, i cili ka qenë anëtar i KLD-së deri në vitin 2012-të dhe më herët gjyqtar i Apelit në Durrës.

Sicred