KRYEFAQJA » LAJME » Ndalohet Besnik Çapja, i kërkuar prej 6 vjetësh për trafikim të lëndëve narkotike
Ndalohet Besnik Çapja, i kërkuar prej 6 vjetësh për trafikim të lëndëve narkotike

Ndalohet Besnik Çapja, i kërkuar prej 6 vjetësh për trafikim të lëndëve narkotike

6 vite pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike, policia ka mundur ta gjejë në qytetin e Elbasanit Besnik Çapjan. 40-vjeçari i njohur edhe me emrat Besnik Bylyku dhe Kliton Prifti, u arrestua pas operacionit të zhvilluar në një pikë bastesh sportive në rrugën “Rinia” të lagjes “Visarion Xhuvani”. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar më 28 nëntor të këtij viti nga INTERPOL Roma, pasi rezulton i dënuar me 6 vite e 4 muaj burgim për “pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” që prej 1 qershorit të po këtij viti nga Gjykata e Torinos. Besnik Çapja rezulton në cilësinë e anëtarit të organizatës kriminale që trafikonte sasi të mëdha të lëndëve narkotike, të llojit kokainë, gjatë periudhës 1 qershor-16 nëntor të vitit 2011, në Santena të Torinos.

(Visited 27 times, 1 visits today)
Sicred