KRYEFAQJA » LAJME » Ndalohen sekserët e kolaudimit të makinave

Ndalohen sekserët e kolaudimit të makinave

Gjashtë persona që dyshohet se në bashkëpunim kanë përfituar para për kolaudimin e automjeteve të qytetarëve në Fushë-Prezë, janë arrestuar nga policia. Sipas policisë të ndaluarit përfitonin nga 3.000 deri në 15.000 lekë të reja për çdo kolaudim. Policia ka sekuestruar edhe një automjet, disa dokumente automjetesh, si dhe 10 telefona celularë të markave të ndryshme. Kjo nuk ështe hera e parë që ndalohen ata që rëndom quhen sekseret e kolaudimit të makinave. Arrestime të tilla janë kryer edhe më parë. Qytetarë të ndryshëm ankohen rregullisht se pikat e koaludimit të makinave janë kthyer në pika korrupsioni. Standartet e vendosura për kontrollin e makinave nuk aplikohen për të gjithë njësoj. Një tjetër shqetësim mbetet edhe cilësia e karburanteve. Shumë qytetarë thonë se ata paguajnë edhe për cilësinë e dobët të karburanteve të cilët rritin shkallën e ndotjes së ambientit.