KRYEFAQJA » LAJME » Ndalohen 9 terroristë në Athinë

Ndalohen 9 terroristë në Athinë

Shërbimi anti-terror i Greqisë ka ndaluar nëntë persona që dyshohet se kanë lidhje me grupin militant të ekstremit të majtëm të Frontit Revolucionar të Çlirimit të Popullit, i cili konsiderohet si i jashtëligjshëm në Turqi. – Deri tani janë ndaluar nëntë persona, shtetas afganë dhe kurdë. Policia gjeti material të paspecifikuar eksploziv, kabllo që mund të lidhen me detonatorë dhe laptopë gjatë një operacioni në qendër të Athinës, – u shpreh njjë burim policor për agjencinë e lajmeve Rojters. Një zyrtar tjetër i policisë bëri të ditur se të ndaluarit, dyshohet të kenë lidhje me Frontin Revolucionar të Clirimit të popullit, i cili është gjithashtu në listën amerikane të organizatave të huaja terroriste. Ndërkohë, presidenti turk, Rexhep Taip Erdoan, pritet të vizitojë Greqinë në muajin dhjetor.

Sicred