KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ndalimqarkullimi në Houston, vjedhje pas përmbytjeve

Ndalimqarkullimi në Houston, vjedhje pas përmbytjeve

Ndërsa po lufton me pasojat e uraganit Harvi, qyteti amerikan i Hjuston ka deklaruar vendosjen e gjendjes së shtetrrethimit nga mesnata deri në orën 5 të mëngjesit. Kjo për një kohë akoma të pacaktuar. Vullnetarët që ndihmojnë të prekurit, personeli i ndihmës së parë dhe ata që shkojnë apo dalin nga puna gjatë orëve të shtetrrethimit, janë të përjashtuar nga ai. Kryebashkiaku i Hjuston Silverster Tërner u shpreh se gjendja e shtetrrethimit ishte e nevojshme për të parandaluar situatat e plaçkitjeve në qytetin e katërt më të populluar të Amerikës. Zyrtarët lokalë kanë raportuar raste plaçkitjesh, grabitjesh me armë dhe situata ku persona të ndryshëm pretendonin të ishin pjesë e forcave policore. Uragani Harvi i kategorisë 4, i cili u kthye më pas në stuhi tropikale, ka shënuar nivel rekord reshjesh, duke lënë prapa një bilanc prej 20 viktimash në Teksas. Pjesa më e madhe e Hjuston është nën ujë, ndërsa shtëpitë janë shkatërruar nga përmbytjet. Presidenti Donald Trump vizitoi Teksasin të martën, për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga Harvi. Ai e quajti stuhinë epike. Gjatë qëndrimit në Korpus Kristi, presidenti tha se dëshironte që përpjekjtet për përballimin e pasojave të situatës të ishin në nivelin më të mirë të mundshë. Presidenti nuk vizitoi Hjustonin, për të mos ndërprerë operacionet e emergjencës në qytet.

Sicred