KRYEFAQJA » LAJME » NDAL korrupsionit ndaj policisë

NDAL korrupsionit ndaj policisë

Policia e Shtetit njofton se në kuadër të parandalimit dhe ndëshkimit të rasteve kur qytetarët tentojnë të korruptojnë punonjësin e policisë me qëllim shmangien e ndëshkimit ligjor për shkeljen e kryer, Strukturat e Policisë gjatë periudhës tre mujore kanë goditur në të gjithë vendin 87 raste të “Mitdhënies”.
Këto raste janë evidentuar dhe ndëshkuar kryesisht nga ana e Policisë Rrugore, Policisë Kufitare por edhe nga Patrulla e Përgjithshme. Për këto raste janë arrestuar 87 shtetas pasi kanë tentuar t’i ofrojnë rryshfet punonjësit të Policisë, nga këta:
– 69 drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia Rrugore, pasi kanë tentuar të korruptojnë punonjësin e Policisë Rrugore për t’i shpëtuar masës administrative për shkeljen e konstatuar.
Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve që të mos tju afrojnë lekë punonjësve të policisë për të shmangur detyrimin ligjor, pasi Policia e Shtetit është e vendour për të ndëshkuar cilindo që do tentojë të korruptojë Punonjësit e Policisë.
Policia e Shtetit fton qytetarët dhe mediat që të denoncojnë çdo rast abuzimi të punonjësve të Policisë me detyrën , duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ndaj punonjësve të policisë….

Sicred