KRYEFAQJA » LAJME » Ndahet ujësjellësi i Tiranës. Kamza dhe Vora më vete
Yzberisht, UKT nis projektin e furnizimit me ujë

Ndahet ujësjellësi i Tiranës. Kamza dhe Vora më vete

Ndahet në tre pjesë ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve të Tiranës, ndërsa Bashkia Kamëz nuk pranoi ndarjen në bazë të vlerës neto të aktiveve. Ndarja bëhet në të njëjtën kohë me kërkesën e bashkisë së metropilit për të rritur çmimin e ujit të pijshëm. Ka qënë ky një vendim i asamblesë së aksionarëve, që vendosi të rishikohen kushtet e ndarjes sipas numrit të popullsisë për çdo njësi administrative vendore aksionare. Një shoqëri auditi dhe konsultimi ka marrë përsipër vlerësimin e proçesit të ndarjes të aksionerëve Bashkia Vorë dhe Bashkia Kamëz nga shoqëria Ujësjellës Kanalizime Tiranë. Kriteri i ndarjes së shoqërisë UKT është bazuar në vlerën neto të aktiveve që i kalojnë në administrim shoqërive të reja të krijuara në njësitë administrative përkatëse, Tiranë, Vorë dhe Kamëz, kriter për të cilin ka qënë kundër vetëm bashkia e drejtuar nga Xhelal Mziu. Nga ndarja krijohet shoqëria e Ujësjellës Kanalizimeve Bashkia Tiranë, me aksioner të vetëm Bashkia Tiranë, me kapital rreth 18 miliardë lekë, Ujësjellës Kanalizime Bashkia Kamëz, me kapital  rreth 289 milionë lekë dhe Ujësjellës Kanalizime Bashkia Vorë me kapital 81 milionë lekë.
Pas ndarjes UK Bashkia Tiranë do të furnizojë me ujë me shumicë UK Bashkia Kamëz dhe UK Bashkia Vorë me kontrata të reja furnizimi, me çmimin e ri të shumicës, që pritet të miratojë Enti Rregullator Kombëtar i Ujit.

Sicred