KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ndahet nga jeta Sten Dragoti

Ndahet nga jeta Sten Dragoti

Është ndarë nga jeta Sten Dragoti. Në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, në moshën 86-vjeçare producenti dhe regjisori i njohur hollivudian me origjinë shqiptare nga Dragoti i Tepelenës nga ka marrë dhe mbiemrin.

Sten Dragotit, njihet si artisti që “shembi” muret e Hollivudit. Si njeriu që bëri rizgjimin e ëndrrave Njujorkeze në vitet 70 me fillimin e famshëm “I love New York”, që pushtoi reklamat dhe vitrinat e metropilit gjigand, që ishte edhe vendlindja e Sten Dragotit. Edhe sot zemra e kuqe me gërmat e mëdha NY është hymni i nju-jorkezëve dhe gjithë atyre që vizitojnë dhe dashurohen me metropolin amerikan. Një famë që Sten Dragoti deshi t’ia jepte edhe Shqipërisë për të fituar imazh në botë, por nuk arriti.

Stan Dragoti njihet sidomos për videoklipet komerciale, shumë prej të cilëve konsiderohen si vepra arti, si dhe është regjisor i 7 filmave, disa prej të cilëve mjaft të njohur në Amerikë

Sicred