KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Ndahet nga jeta, shkrimtari Kiço Blushi

Ndahet nga jeta, shkrimtari Kiço Blushi

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare, skenaristi dhe shkrimtari i madh Kiço Blushi. Skenari i tij i parë ishte ai i filmit “Çifti i lumtur” në vitin 1975 si bashkëautor, ndërsa me skenarin e filmit “Beni ecën vetë” në vitin 1975 u vlerësua me Çmimin e Republikës së Klasit të III-të. 14 skenarë filmash artistikë dhe dy skenarë filmash dokumentarë mbajnë autorësinë e z. Blushi.

Kiço Blushi ka lindur në qytetin e Korçës në 23 gusht të vitit 1943. Pas mbarimit të studimeve të larta për letërsi shqipe dhe ruse, filloi punën si redaktor pranë Radio Televizionit Shqiptar, ndërsa në vitin 1974 nisi punën si redaktor në Kinostudion “Shqipëria e Re”.

Përveç krijmtarisë, Kiço Blushi prej vitit 1991 deri në vitin 2006 ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë për Partinë Socialiste. Me dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Publik Shqiptar, shkrimtari i njohur vazhdoi te ishte i pranishëm deri në ditën e fundit në jetën publike të vendit, si anëtar i Këshillit Bashkiak në vazhdim, por edhe me pas me shkrime e qëndrime ne median e shkruar. Kiëo Blushi do të mbahet mend për kontributin e tij letrar e artistik dhe angazhimin qytetar e politik për gjatë gjithë jetës dhe veprimtarisë së tij.

Sicred