KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Ndahet nga jeta papritur Aleksandër Lalo, mjeshtri i muzikës filmike
Ndahet nga jeta papritur Aleksandër Lalo, mjeshtri i muzikës filmike

Ndahet nga jeta papritur Aleksandër Lalo, mjeshtri i muzikës filmike

Eshtë ndarë nga jeta në mënyrë të papritur Aleksandër Lalo, një nga emrat më të shquar të muzikës shqiptare. Lalo, 68 vjeç, ndërroi jetën të dielën në mbrëmje pas një ataku kardiak në një prej spitaleve të Tiranës. Televizioni Klan ndërpreu transmetimin e spektaklit muzikor “C’est la vie” ku Lalo kryesonte jurinë e tij, në shenjë respekti për humbjen e kompozitorit të shquar.
Aleksandër Lalo do të mbahet mend për krijimet e tij në zhanrin e muzikës së lehtë, por më së shumti në muzikën e filmave shqiptarë. Duke filluar nga viti 1972 ai ishte autori i kolonës zanore i të paktën 25 filmave shumë prej të cilëve janë tashmë hite të muzikës shqiptare. Në fondin e arkivit muzikor të RTSH gjenden shumë prej veprave të kompozitorit. Për kontributin e tij Aleksandër Lalo është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh” nga presidenti i republikës Bujar Nishani.

Sicred