KRYEFAQJA » LAJME » Ndahet nga jeta papritur gazetarja Suzana Dibra

Ndahet nga jeta papritur gazetarja Suzana Dibra

Unë jam Suzana Dibra. Këto janë lajmet e orës 12.00. Ky është edicioni i djeshëm në Radio Shkodra, i fundit për gazetaren dhe folesën Suzana Dibra. Teksa pritej që si çdo ditë të përcillte edicionin e lajmeve të orës 12.00, sot, kolegët e Suzanes, morën lajmin e hidhur të ndarjes së saj nga jeta. Suzana, iku nga kjo jetë në moshën 62 vjeçare si pasojë e një ataku në zemër, e 40 vite të jetës së saj ia kushtoi mikrofonit të Radio Shkodres. Veç folesës profesioniste, Radio Shkodra dhe dëgjuesit e saj humbën sot autoren e qindra programeve muzikore. Me largimin nga jeta të Suzana Dibres, Radio Shkodra, por dhe Radio Televizioni Shqiptar humbi një kolegë e njeri.

Sicred