KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Ndahet nga jeta aktori Mërkur Bozgo

Ndahet nga jeta aktori Mërkur Bozgo

Për ata që e ndeshnin duke vrapuar çdo ditë, ai do të mbetet aktori energjik në skenë dhe jashtë saj. Aktori Mërkur Bozgo ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë kundër të cilës luftonte. Në fillim të kësaj vere që shkoi ai kreu edhe operacionin e fundit kirurgjikal, por nuk ia doli, me gjithë vullnetin e tij të pa shoq.
Mërkur Bozgo është një aktor i njohur i teatrit dhe kinemase. Në karrierën e tij numërohen me dhjetera role. Roli i tij i fundit në teater listohet vetëm pak muaj më parë me “Zbutjen e kryeneçes” me regji nga Elma Dorësi apo komedia “Zhurma në skenë” I konsideruar nga aktorët miku i të gjithëve për natyrën e tij miqësore dhe të ngrohtë për publikun ai ishte aktori i karaktereve mbresëlënëse.
Kinematografia shqiptare i njeh shkëlqimin si aktor ku Bozgo nuk harrohet në filmat: “Në fillim të Verës”, “Emblema e dikurshme”, “Agimet e Stinës së Madhe”, “Telat për violinë”, “Stolat në park”, “Bolero”, Seriali televiziv “Komuna e Parisit” etj.

Sicred