KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Ndahet nga jeta aktori Lazër Filipi
Ndahet nga jeta aktori Lazër Filipi

Ndahet nga jeta aktori Lazër Filipi

Bota e artit shqiptar ka marrë sot një lajm të hidhur. Aktori i njohur i teatrit dhe kinematografisë shqiptare Lazër Filipi, është ndarë sot nga jeta në moshën 95 vjeçare. I lindur në Shkodër në vitin 1921 ai nisi u bë i njohur për aktivitetin artistik në pjesët teatrale të vëna në skenë nga Millosh Gjergj Nikolla, Migjeni.

Pas mbarimit të luftës, Lazër Filipi  ndoqi studimet për dramaturgji, fillimisht në Kroaci , e më pas në ish-Çekosllovaki. Me përvojën e fituar në vitet e rinisë dhe me një pjekuri artistike të zgjeruar gjatë studimeve, Lazër Filipi i kthehet publikut me një galeri të tërë rolesh që do ta bëjnë atë një ndër aktorët më të dashur në Shqipëri dhe në të gjitha trojet shqiptare. Ndër interpretimet që mbesit të paharruara në kujtesën e artdashësve janë: Babai i Ofelisë në dramën “Hamleti” të Shekspirit, xha Shozi në dramën “Familja e peshkatarit” të Artistit të Popullit Sulejman Pitarka, Klarku në dramën “Arturo Ui” të poetit dhe dramaturgut gjerman Bertold Brecht, Lenini në dramën “Orët e Kremlinit” të shkrimtarit rus Nikolai Podovin, etj.

Të shumta janë rolet e Lazër Filipit edhe në kinematografi. Ai është ndër aktorët që ka interpretuar në filmin e parë tërësisht shqiptar “Tana”, në vitin 1958, e më tej në shumë filma të tjerë. Filmi i tij i fundit ishte “Ne dhe Lenini” në vitin 2009. Me motivacionin për merita të larta në fushën e artit skenik, në vitin 2005 është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.