KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Ndahet nga jeta aktori i njohur Luan Qerimi
Ndahet nga jeta aktori i njohur Luan Qerimi

Ndahet nga jeta aktori i njohur Luan Qerimi

Është ndarë nga jeta në moshën 89 vjeçare aktori i njohur Luan Qerimi. Ai u përcoll për në banesën e fundit, por la pas gjurmë të pavdekshme, me një galeri të pafund rolesh si në skenën e teatrit po ashtu edhe në kinematografi. Në listën e gjatë të roleve në Teatër, spikat komedia “Prefekti” në vitin 1954, ku Luan Qerimi debutonte rolin e Skënderit. Artisti i merituar po ashtu njihet për rolet kryesore në filmat Toka jonë, Lulëkuqet mbi mure, Vdekja e kalit, Nëntori i dytë, Gracka, e shumë të tjerë.

Sicred