KRYEFAQJA » LAJME » Ndahet nga jeta Agim Karagjozi, presidenti i “Vatrës”
Ndahet nga jeta Agim Karagjozi, presidenti i "Vatrës"

Ndahet nga jeta Agim Karagjozi, presidenti i “Vatrës”

Është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare Agim Karagjozi, Presidenti i Nderit i Federatës Pan-Shqiptare “VATRA”, me qendër në Nju Jork, organizëm që ai e drejtoi nga viti 1992-2010, duke dhënë një ndihmesë të madhe për vazhdimësinë e saj, por edhe të gazetës “Dielli”. Në pranverë të vitit 1999, do të ishte Agim Karagjozi në krye të një përfaqësie shqiptaro-amerikane që u takua me Presidentin amerikan Bill Clinton për të kërkuar ndërhyrjen amerikane ndaj genocidit në Kosovë. Duke vijuar më tej me lobime të vazhdueshme për çshtjen shqiptare. Ka reaguar me këtë rast Presidenti Ilir Meta, i cili e shpreh dhimbje të thellë për humbjen e njeriut të shtrenjtë, “këtij atdhetari të pashoq”. Duke dashur t’ju gjendet shpirtërisht pranë familjarëve dhe të afërmve të tij me ngushëllimet më të sinqerta, Presidenti Meta cilëson se “jeta dhe veprimtaria e Agim Karagjozit në shërbim të atdheut, në përkrahje dhe mbështetje të palodhur të çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, si dhe vëllezërve e motrave tona në Amerikë, në mbrojtje dhe përhapje të vlerave të patjetërsueshme të lirisë e demokracisë, do të na shërbejë si një shembull e burim frymëzimi i pashtershëm atdhedashurie e përkushtimi!”, përfundon mesazhi i presidentit Ilir Meta.