KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ndahen Çmimet “Emmy”

Ndahen Çmimet “Emmy”

“The Handmade’s Tale” ishte fituesi i madh në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Emmy” në televizion, mbrëmjen e së dielës. Ylli i saj, Elisabeth Moss u shpall aktorja më e mirë dramatike, për portretizimin e një gruaje në botën distopike, e detyruar të ofrojë shërbime seksuale. Shfaqja, e bazuar në librin “bestseller” të Margaret Etwood, fitoi gjithashtu çmimin për skenarin, drejtimin dhe aktoren mbështetëse Ann Dowd.
Stërling K Brawn mori çmimin si aktori më i mirë dramatik, për rolin e tij si një afro-amerikan që është adoptuar nga një familje e bardhë, në dramën familjare të “NBC”, “This Is Us”. Sterling K Brawn bëri histori mbrëmjen e së dielës, duke u bërë i pari afro-amerikan që fiton çmimin e aktorit më të mirë në “Emmy” në 19 vite, me performancën e tij emocionale.
“Saturday Night Live”, e “NBC”-së, u shpall seria variete më e mirë, me aktorin Alec Boldwin që mori çmimin e aktorit më të mirë mbështetës në komedi, për sjelljen në ekran të personazhit të Donald Trump. “Më në fund zoti president, ja ku është ‘Emmy’ juaj”, tha Boldwin teksa merrte çmimin, e duke thumbuar Donald Trumpin për frustrimin e tij të hershëm të çmimit të munguar për shfaqjen e tij, “The Apprentice”.
Seria e “HBO-se”, “Big Little Lies”, ishte po ashtu një prej fitueseve të mëdha të natës, në kategorinë e serive të limituara, duke marrë çmimin e aktores më të mirë kryesore, Nicole Kidman; asaj mbështetëse, Laura Dern; aktorit më të mirë mbështetës, Aleksander Skarsgard; si edhe atë të serisë më të mirë të kufizuar. Emmy është një çmim amerikan që njeh përsosmërinë në industrinë televizive dhe korrespondon me Oscar-in për filmin apo çmimin Grami për muzikën.

Sicred