KRYEFAQJA » LAJME » Navas: Më vjen keq për largimin e Zidan

Navas: Më vjen keq për largimin e Zidan

Portieri i Kosta Rikës, Keylor Navas nuk e ka pritur mirë dorërheqjen e befasishme të Zinedin Zidane si trajner i Real Madrid. “Të gjithë në ekip e duan atë. Eshtë për të ardhur keq që u largua”, tha Navas në një konferencë për shtyp në qendrën e stërvitjes së kombëtares së Futbollit të Costa Ricas. Nën drejtimin e Zidane, Navas ka jetuar momentet më të bukura me Real Madridin, duke u bërë titullar i padiskutueshëm dhe tri herë fitues i Ligës së Kampionëve. “Unë kam vetëm fjalë mirënjohje për të. Ai ishte me mua në kohë të mira dhe në të këqija. Gjithnjë më ka dhënë këshilla të mira” – ka shtuar më tej Navas. – Gjithsesi vjen një moment që çdo kapitull përfundon”. Navas u pyet edhe për marrëdhëniet e tij me brazilianin Marcelo, bashkëlojtarin e Real Madridit me të cilin do të përballet në Grupin E të Kupës Botërore të Rusisë 2018. “Marcelo, përveç të qënit një lojtar i madh, ai është një person shumë i gëzuar dhe karizmatik. Që kur kam ardhur në Real Madrid më ka përkrahur duke u bërë një mbështetje e madhe për mua. Unë i jam shumë mirënjohës” – tha Navas. – Në futboll jemi të gjithë profesionistë, secili do të mbrojë bluzën e vendit të vet, pa lënduar askënd. Ai dëshiron të fitojë Brazili, unë dua të fitoj Kosta Rika ime. Dhe pas ndeshjes ne do të mbetemi miq”, tha ai.

Sicred