KRYEFAQJA » LAJME » Bota » NATO nis zhvendosjen në selinë e re në Bruksel

NATO nis zhvendosjen në selinë e re në Bruksel

NATO, po transferohet në selinë e re, që vlen miliarda euro, pasi probleme teknike shkaktuan vonesa të shumta. Transferimi i 4 000 punonjësve në selinë e re, që ndodhet pranë asaj aktuale në kryeqytetin belg, do të zgjasë 12 javë. ”Gjithashtu, selia e vjetër do të shfrytëzohet gjatë periudhës së transferimit”, sipas një zëdhënësi. Fillimisht, kjo lëvizje ishte planifikuar në fillim të këtij viti, por u shty për shkak të problemeve të sistemin informatik në ndërtesën e re. Sistemi do të ofrojë sigurinë e të gjitha komunikimeve elektronike të NATO-s, por gjithashtu do të kontrollojë mbikëqyrjen e të gjithë ndërtesës, me më shumë se 1 000 kamera dhe sisteme hyrëse me njohje të irisit të syrit. NATO ka thënë se objekti i ri do të ofrojë hapësirë për 1,500 anëtarë të stafit të aleancës, 1,700 pjesëtarë të stafit ushtarak ndërkombëtar dhe civil, 600 pjesëtarë të agjencive të NATO-s dhe rreth 500 vizitorë në ditë. Ndërtimi i selisë së re filloi në vitin 2010 dhe fillimisht u buxhetua në vlerën e 750 milionë eurove por, shpenzimet u rritën dhe aktualisht kanë arritur vlerën e 1,17 miliardë eurove.

Sicred