KRYEFAQJA » LAJME » NATO uron : “Një Vit të Ri të lumtur dhe me paqe”
NATo uron : "Një Vit të Ri të lumtur dhe me paqe"

NATO uron : “Një Vit të Ri të lumtur dhe me paqe”

Urimi i Aleancës se Atlantikut të Veriut për vitin e ri ka nisur në shqip. Rregulli alfabetik sipas emrit ndërkombëtar për Shqipërinë, ka rreshtuar të gjithë vendet të shprehin në gjuhët e Aleancës urimin që mbërrin deri tek Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg. “Në këtë periudhë të vitit ne mendojmë për familjet tona e të dashurit, kujtojmë kohën e bukur të kaluar së bashku e shohim për një të ardhme të ndritur. Dhe siç e dinim e ardhmja ka sfida. Por me NATO-n nuk ia dalin lehtë” janë fragmente të mesazhit. Aleanca ushtarake në të cilën Shqipëria është anëtare me te drejta të plota, ka ndarë të citojë uniteti e brendshëm si forcë të organizatës bashkë me moton të gjithë për një e një për të gjithë drejt qëllimit për mbrojtje, luftë kundër terrorizmit me partnerët kudo në botë. “NATO është 28 kombëshe, së bashku ne jemi Nato”, artikulon mesazhi shumëgjuhësh i Aleancës, falë së cilës, vazhdon ai, ne mund të shohim të shkuarën dhe të ardhmen, njëlloj si në pragndërrimet e një viti, ku urimi i Natos vjen për një vit të paqtë e të lumtur. Në fund të mesazhit shfaqet vetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili e mbyll me urimin: “Një Vit të Ri të lumtur dhe me paqe”.

Sicred