KRYEFAQJA » LAJME » Zaev takon Bartol: Prioritet anëtarësimi i Maqedonisë në NATO
NATO, për Maqedoninë, zaev, zoran zaev, lideri i oposides

Zaev takon Bartol: Prioritet anëtarësimi i Maqedonisë në NATO

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, dje u takua me shefin e NATO-s në zyrën e Maqedonisë, Gozard Bartol, me të cilin kanë biseduar për procesin e formimit të qeverisë së re dhe proceset e nevojshme reformuese që të hapet perspektiva drejt BE-së dhe NATO-s. Zoran Zaev në këtë takim ka theksuar se prioritet i qeverisë së re do të jetë anëtarësimi në NATO. Dhe se fokusi drejt perspektivës euro-atlantike do të sigurojë stabilitetin e Maqedonisë. Në takim nga të dy palët është konstatuar se është me rëndësi të madhe zhvillimi demokratik i Maqedonisë dhe është shpresuar se shtetit do të kthehet drejt asaj rruge. Aleanca e Atlantikut të Veriut pret respektimin e shumicës parlamentare. “Aleanca dhe Sekretari i Përgjithshëm gjithashtu iu bënë thirrje të gjitha partive t’i japin fund retorikës përçarëse dhe të shmangin veprimet që nxisin tensionet ndëretnike.” – deklaroi Gorazd Bartol, kreu i zyrës së NATO-s në Shkup. Përfaqësuesit ndërkombëtar përsëritën edhe një herë se Maqedonia duhet ti zgjidh vet problemet dhe përmbush kushtet e parashtruara nga BE dhe NATO në mënyrë që të mund të mbështetet tek to

Sicred