KRYEFAQJA » LAJME » Bota » NATO mblidhet në Bruksel për buxhetin
NATO mblidhet në Bruksel për buxhetin

NATO mblidhet në Bruksel për buxhetin

Ministrat e mbrojtjes së NATO-s u mblodhën të enjten në Bruksel, në një takim kushtuar çështjeve buxhetore dhe ndarjes se barrës së shpenzimeve ushtarake, si dhe bashkëpunimit mes Aleancës dhe BE-së. Shqipëria përfaqësohet nga ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli. Pjesëmarrësit ranë dakord në takim të rritin bashkëpunimin mes tyre në një varg fushash kyçe, por edhe me Bashkimin Evropian, në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Po ashtu, Aleanca lajmëroi dërgimin e rreth 3 mijë trupave shtesë në Afganistan. Për plotësimin e këtij kontigjenti do të kontribuojnë 15 shtete anëtare.

Sicred