KRYEFAQJA » LAJME » Bota » NATO i zgjat mandatin sekretarit të përgjithshëm

NATO i zgjat mandatin sekretarit të përgjithshëm

Vendet anëtare të NATO-s vendosën të rinovojnë mandatin e Jens Stoltenberg deri në vitin 2020, duke e siguruar atë për “besim të plotë” pavaresisht tensioneve me Rusinë e Vladimir Putin. Lajmi bëhet i ditur nga një deklaratë zyrtare e Aleancës Veriatlantike. “Aleatët kanë vendosur të zgjasin mandatin e Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg me dy vjet, deri më 30 shtator 2020”, thuhet në deklaratë. “Aleatët kanë besim të plotë në aftësinë e tij për të vazhduar detyrën që bën me vendosmëri për të avancuar përshtatjen e NATO-s ndaj sfidave të sigurisë të shekullit 21”, lexohet në dokument. Pas këtij vendimi nuk vonoi edhe reagimi i Stoltenberg, i cili zgjodhi rrjetet sociale per tu shprehur se ndjehej “i nderuar dhe mirënjohës”. Ish-kryeministri norvegjez, 58 vjeçar, mori në tetor 2014 frenat e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior.