KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Nata e 12-të e Shekspirit dhe Teatri francez në skenat shqiptare

Nata e 12-të e Shekspirit dhe Teatri francez në skenat shqiptare

Nata e 12-të komedia e Shekspirit flet dhe duket shqip në skenën e Teatrit të Metropolit. Komedia e konsideruar një prej më të mirave t tij i vendos ngjarjet në Ilirinë e hershme dhe kjo është bërë ngasje për regjisorin amerikan Jason Anderson që elementi shqiptar të ketë një zhvillim të rëndësishëm dhe jo thjesht si një zhvendosje estetike përmes kostumeve, muzikës, isopolifonisë dhe dialekteve. Nata e dymbëdhjetë, e vënë në skenë shumë vite më parë nga ikona të teatrit kombëtar në këtë rikonceptim vjen në interpretimin e Neritan Liçaj, Armela Demaj. Rozi Kostani, Met Xhelili, Elona Hyseni, Florian Agalliu, Guri Koço etj. Në mbretërinë e Ilirisë, një fisnik i quajtur Orsini i mungon dashuria e Olivias, një vajzë e bukur të cilën ai nuk mund ta ketë sepse ajo është në zi për vëllain e saj të vdekur. Ndërkohë, në det, një stuhi e tmerrshme ka shkaktuar mbytjen e një anije. Mjafton ky fillim ngjarje për të ndërthurur me mjeshtëri shumë personazhe plot ngjyra të gjalla në situata mbi dashurinë e pashpërblyer, thyerjen e zemrave, por edhe gëzimin që vjen prej tyre në Ilirinë e dikurshme. Teatri kombëtar eksperimental ndërkaq, ka nisur një strategji të re lidhur me teatrin. Komedia Boeing Boeing është shfaqja e parë që promovon teatrin përtej sheshit Skënderbej. Drejtori i teatrit Kiço Londo ka arritur që në këtë projekt që do të çojë nëpër teatrot e rretheve në 6 rajone të Shqipërisë të këtë përkrah mbështetjen e çmueshme të Ambasadës Franceze. Teatri në rajon duke nisur që nga dita e nesërme do të çojë teatrin në Durrës me komedinë e suksesshme Boein Boeing ndërkohë që premierat më të rëndësishme të teatrit eksperimental do të shkojnë tek publiku i lënë në harresë nga teatri. Finalizimi i këtij projekti gjithëpërfshirës do të jetë me Festivalin e Teatrit Bashkëkohor Francez në Tiranë në mars të vitit të ardhshëm dhe sipas këshilltares për kulturën në ambasadën franceze Rose-Anne Bisiaux ky është një projekt ambicioz shumë atraktiv për prioritetet që ambasada ka në lidhje me edukimin me teatrin francez.

(Visited 70 times, 1 visits today)
Sicred