KRYEFAQJA » LAJME » Bota » NASA: Misioni në diell

NASA: Misioni në diell

Agjencia amerikane e hapësirës njoftoi nisjen e një misioni shkencor rreth Diellit. Misioni është i pari i këtij llojit dhe NASA shpreson që përmes tij të sigurojë të dhëna të rëndësishme mbi sipërfaqen dhe mënyrën sesi punojnë yjet si i yni. Sonda “Solar Probe Plus” pritet të niset nga Toka në verën e 2018-s dhe të orbitojë në një distancë prej 6.2 milionë kilometrash nga sipërfaqja e Diellit ku do t’u bëjë ballë temperaturave që shkojnë deri në 1400 gradë celcius. Misioni është menduar deri në detaje dhe inxhinierët, astronomët dhe shkencëtarët e agjencisë amerikane të hapësirës thonë se sonda do t’u mbijetojë kushteve ekstreme. Nëse ky mision do të realizohet, kjo do të ishte hera e parë që një objekt njerëzor i afrohet në të tillë distancë një ylli, por nuk do të ishte përpjekja e parë për të mësuar më shumë rreth tij. Misioni i parë njerëzor drejt Diellit ishte në vitin 1976, kur Helios 2 iu afrua yllit të sistemit tonë në 43 milionë kilometra.

Sicred