KRYEFAQJA » LAJME » Naftëtarët e Ballshit marshojnë drejt Tiranës
Naftëtarët e Ballshit marshojnë drejt Tiranës

Naftëtarët e Ballshit marshojnë drejt Tiranës

1000 punonjësit e Uzinës së Përpunimit të Naftës në Ballsh, kanë radikalizuar më tej protestën e tyre. Pas disa protestave të pa sukseshme para ndërmarrjes së tyre në kërkim të pagave të prapambetura, si dhe sigurimeve të pa paguar, ata janë nisur me këmbë drejt Tiranës. Punonjësit protestues të cilëve u janë bashkuar edhe familjarë dhe banorë të tjerë të Ballshit, thonë se marrshimi i tyre do të konkludojë me protestë para kryeministrisë. “Ne kërkojmë lekët tona! Çfarë është ky qëndrim?” tha me megafon një prej folësve në miting. Një tjetër folës akuzoi sindikatën se është bërë palë me politikën. Protesta e punonjësve të UPN në Ballsh vjen vetëm katër ditë para festë së vitit të ri.

Sicred