KRYEFAQJA » LAJME » Naftëtarët e Ballshit iu rikthehen protestave

Naftëtarët e Ballshit iu rikthehen protestave

Dhjetra naftëtarë të uzines së Ballshit, kësaj here të mbështetur nga të gjitha sindikatat shqiptare, u mblodhen në një tjetër protestë. Kompania Bylis Energy që ka marrë në administrim uzinen e Ballshit, që prej një jave e gjysmë po nënshkruan kontrata individuale punësimi me një pjesë të punëtorëve, një proçedurë në shkelje të hapur të ligjit sipas protestuesve. Sipas sindikalistëve, kompania e re nuk merr përsipër asnjë detyrim të mëparshëm mes të cilëve as 15 pagat e prapambetura të rreth 1000 naftëtarëve. Kreu i sindikalisteve Kol Nikolla u bëri thirrje kryeministrit, ministrit të brendshëm dhe prokurores së përgjithshme që të hetojnë mbi atë çfarë ka ndodhur me ARMO-n që prej privatizimit e deri tani. Prej muajit dhjetor e në vazhdim, qindra naftëtarë të ARMO nisen të protestojnë për mbylljen e aktivitetit të uzines dhe mos pagesës së tyre. Gjithashtu, ata kërkonin edhe shlyerjen 15 pagave të prapambetura nga vitet 2015-2016. Edhe pas marshimit në këmbë drejt Tiranës, naftëtarët arriten të fitojnë vetëm pagën e muajit nëntor të vitit të kaluar.

Sicred