KRYEFAQJA » LAJME » Bota » NAFTA, Trampi afron Meksikën dhe kërcënon Kanadanë
Donald Tramp u përgjigjet spekulimeve rreth shkarkimit të tij nga detyra

NAFTA, Trampi afron Meksikën dhe kërcënon Kanadanë

Presidenti amerikan Donald Tramp bëri të ditur të martën se SHBA-të dhe Meksika kanë arritur të bien dakord për rishikimin e kushteve kryesore të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë së Amerikës së Veriut, apo siç quhet ndryshe NAFTA, dhe do ta finalizonin atë brenda pak ditësh, duke sugjeruar se ishte i gatshëm të anashkalonte Kanadanë nga pakti tripalësh i tregtisë nëse ai vend nuk u bashkohej këtyre kushteve. Duke folur nga Zyra Ovale, zoti Tramp vlerësoi marrrëveshjen paraprake me Meksikën si një marrëveshje që mund të zëvendësonte NAFTA-n dhe kërcënoi gjtihashtu se do ta godiste Kanadanë me tarifa ndaj automojeteve nëse ai vend nuk negocionte sic duhej. “E quanin NAFTA. Ne do ta quajmë Marrëveshja e Tregtisë SHBA-Meksikë, tha ai, duke shtuar se NAFTA, marrëveshja më e keqë tregtare në histori, kishte një domethënie të keqe për SHBA-të” tha ai.
Ndërkohë, zëdhënësja e ministrisë së jashtme kanadeze bëri të ditur se vendi i saj ishte i inkurajuar nga progresi i bërë nga SHBA-të dhe Meksika, por nuk komentoi kushtet specifike. “Ne do të nënshkruajmë vetëm një NAFTA të re e cila është e mirë për Kanadanë dhe e mirë për klasën e mesme”- tha ajo. Në një bisedë telefonike me zotin Tramp, që u transmetua në televizion, Presidenti meksikan Enrike Pena Nieto theksoi rëndësinë e një marrëveshjeje që përfshin Kanadanë. Por gjithsesi ministri i jashtëm meksikan tha se vendi i tij ishte i përgatitur të nënshkruante një marrëveshje dypalëshe me SHBA-të, nëse këto të fundit dhe Kanadaja nuk arrijnë të bien dakord për një NAFTA të re.

Sicred