KRYEFAQJA » LAJME » Nadal nuk ndalet!

Nadal nuk ndalet!

Nadal nuk ndalet, kalon çdo kundërshtar që i del përpara, madje nuk ka rëndësi as nëse është spanjoll. Ai nuk ka aspak mëshirë. Ai ka mundur Roberto Karbajes 2-0 me sete 6-4, 6-4, ndërsa ka shkatërruar Mansego Giliermo Garsia Lopez po 2-0 me sete 6-1, 6-3 pas vetëm 79 minutash lojë. Kështu tenisti spanjoll kalon në çerkfinalet e turneut master 1000 të Monte Karlos ku përballë do të ketë sllovakun Martin Klizan. Kjo është çerekfinalja e 12-të për Nadal në Monte Karlo dhe e treta radhazi. Spanjolli është duke treguar formë të shkëlqyer në fushën e tij të preferuar me dhe të kuq. Pas fitores me Lopez ai e thellon rekordin e tij përsa i përket seteve të fituara duke i çuar në 40 në këtë terren. Bilanci i tij për 2018 është 13 fitore dhe një 1 humbje. Vetëm në një moment të lojës pati një disekuilibër të Nadal në ndeshjen ndaj Garsia Lopez, kur ishte 4-0. Më pas ai e rimerr veten dhe e mbylli setin dhe gjithë ndeshjen në favorin e vet. Tashmë përballë tenistit spanjoll është Klizan me të cilin ka një bilanc pozitiv 2 ndeshje të fituara dhe një të humbur. Duket se forma që gëzon Nadal deri tani do ta çojë drejt triumfit të radhës në Monte Karlo.

Sicred