KRYEFAQJA » LAJME » Nadal në turneun në Monte Carlo
Nadal në turneun në Monte Carlo

Nadal në turneun në Monte Carlo

Rafael Nadal po bën një paraqitje shumë të mirë në turneun masters të Monte Carlos. Ai nuk ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të dëmtimeve, por gjithsesi për momentin nuk është i shqetësuar. Numri 1 i tenisit në botë, rikthehet në garë pasi u tërhoq në çerekfinalen e Australian Open. Ai pësoi dëmtimin e përhershëm, të përsëritur, i cili e detyroi kampionin e 16 Grand Slameve të tërhiqet nga Open Mexican, Indian Wells Masters dhe Miami Open. Por spanjolli konfirmoi rikthimin e tij pas pjesëmarrjen në Kupën Devis. 31-vjeçari do të shpresojë të arrijë fitoren e 11-të në Monte Karlo, ku ka fituar 10 nga 13 titujt e fundit dhe ka humbur vetëm një finale. “Kisha disa ditë që po përgatitem këtu në Monte karlo duke luajtur me disa tensitë të ndryshëm. E dua shumë këtë turne. Gjithmonë ndjehem rehat këtu” – ka thënë Nadal. I pyetur për mundësinë e një dëmtimi tjetër, ai shtoi: “Më ka ndodhur dy herë, kështuqë asnjëherë nuk i dihet”. Nadal i duhet të fitojë turneun në Monte Karlo në mënyrë që mbetet numri 1 në botë. “Unë vij këtu çdo vit me të njëjtin pasion e të njëjtin motivim në turneun e Monte Karlos. Për të luajtur mirë e për të dhënë më të mirën e mundshme përpara publikut. Shpresoj se do të jetë fitorja ime e parë për këtë vit” – ka thënë Rafael Nadal.

Sicred