KRYEFAQJA » LAJME » Nadal mbetet Nr.1 në botë

Nadal mbetet Nr.1 në botë

Rafael Nadal do të mbetet ende në krye të renditjes botërore të tenisit. Pas një jave kur fillon edhe turneu master 1000 i Madridit, të cilin spanjolli do të kërkojë ta fitojë për herë të gjashtë, ai do të vazhdojë të jetë numri 1 në botë. Nadal është në kuotën e 8,770 pikëve, dhe ruan avantazhin prej 100 pikësh me Roxher Federer që ndodhet në vendin e dytë. Tenisti zviceran nuk do të marrë pjesë në turneun e Madridit, ndërsa Nadal, i cili do të kërkojë të mbrojë titullin, do të përballet direkt në raundin e dytë, me fituesin e çiftit, Gael Monfils dhe Nikoloz Basilashvilit. Vendi i tretë në renditje është ende i zënë nga gjermani Alexander Zverev, i cili në turneun Master të Madridit do të përballet me fituesin që do të dalë nga ndeshja midis Yevgueni Donskoy dhe Stefanos Tsitsipas. I vetmi ndryshim midis pozicioneve të para në renditje deri javën e ardhshme do të jetë ai i Grigor Dimitrov dhe Marin Cilic, të cilët do të renditen respektivisht në vendin e katërt dhe të pestë.

Sicred